Avokati i familjes Ademaj: Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit është përpjekje për ta zvarritur rastin apo për të shmangur dënimin e përjetshëm

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për t’iu përgjigjur kërkesës së mbrojtjes për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Liridonës.

Syla e ka quajtur këtë veprim si një keqpërdorim të procedurës ligjore me qëllim zvarritjen e rastit apo tentim për ta shfajësuar të akuzuarin.

“Aprovimi i kërkesës së mbrojtjes nga ana e gjykatës është një hap procedural, i cili nuk konsiderojmë që është ndërmarrë në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, mendojmë se ky është një keqpërdorim procedural për të zvarritur apo për të bishtnuar procedurën penale – diçka që ndodh zakonisht kur mbrojtja përpiqet ta shfajësojë të pandehurin apo të përdorë institucionet shëndetësore për të ndikuar në uljen e dënimit”, ka deklaruar Syla.

Ai ka shtuar se në raste të ngjashme, ekzaminimet psikiatrike janë përdorur edhe për të tentuar arratisjen e të akuzuarve.

“Ka shumë raste kur këto procedura janë keqpërdorur, por zakonisht pas ekzaminimeve psikiatrike konstatohet se i akuzuari nuk ka ndonjë çrregullim mendor. Në rastin konkret, duke qenë se Naim Murseli përballet me mundësinë e një dënimi me burgim të përjetshëm, kjo është ndoshta përpjekja e tij e fundit për të shfrytëzuar çdo mekanizëm ligjor për të lehtësuar pozitën e tij apo për të marrë një dënim më të ulët”, ka përfunduar avokati Syla.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika