Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit në autostrada

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në disa segmente rrugore, përfshirë autostradat, për shkak të mbajtjes së garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, gara do të zhvillohet në intervalin kohor prej orës 09:00 deri në 16:00 dhe përfshin relacionin: autostrada “Arben Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel, dhe anasjelltas.

Policia thekson se do të zbatojë masat dhe veprimet e nevojshme në terren për menaxhimin e situatës, duke apeluar për mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Autoritetet rekomandojnë përdorimin e rrugëve alternative gjatë kohës së zhvillimit të garës, me qëllim të shmangies së vonesave apo pritjeve të panevojshme.

Ky aktivitet sportiv është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe synon promovimin e sportit dhe të sigurisë në rrugë.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika