Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje të ndodhura më 27 qershor në qytete të ndryshme të vendit, ku në të gjitha rastet viktimat janë gra që kane perjetuar dhune nga bashkëshortët e tyre. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Policia thekson se të gjitha rastet janë nën hetim dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo formë të dhunës në familje. Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e viktimave dhe në ndjekjen penale të dhunuesve.
“Prishtinë, 27.06.2025 – 09:30
“Është raportuar se bashkëshorti i viktimës në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Prishtinë, 27.06.2025 – 17:00
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i viktimës, dyshohet për motive xhelozie, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”
Gjakovë, 27.06.2025 – 18:00
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës – bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, pasi ka deklaruar se nuk ndjehet e rrezikuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Mitrovicë, 25.06.2025 – 10:27 (arrestimi më 27.06.2025)
“Në lidhje me rastin, më 27.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, vijon raporti ditor.