Vota e mosbesimit ndaj Ursula von der Leyen do të shqyrtohet më 10 korrik nga Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian do të votojë më 10 korrik për një mocion mosbesimi ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas akuzave për mungesë transparence në negociatat për vaksinat me kompaninë Pfizer

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian do të diskutojë më 7 korrik dhe do të votojë më 10 korrik një mocion mosbesimi ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Vendimi për përfshirjen e kësaj çështjeje në rendin e ditës u mor pas miratimit të Konferencës së Presidentëve të grupeve parlamentare, me 79 eurodeputetë që nënshkruan përkrahjen për mocionin.

Iniciativa u ndërmor nga eurodeputeti rumun, Gheorghe Piperea, i cili tha se mocioni është rezultat i akuzave për mungesë transparence gjatë negociatave për blerjen e vaksinave kundër COVID-19.

Von der Leyen akuzohet se nuk ka zbatuar detyrimet e transparencës duke refuzuar të publikojë komunikimet me mesazhe tekstuale me CEO-n e kompanisë Pfizer, Albert Bourla, të zhvilluara gjatë bisedimeve në vitin 2021.

Përkundër një vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që favorizonte një gazetar i cili kishte kërkuar qasje në këtë korrespondencë, Komisioni Evropian nuk ka bërë ende publike mesazhet përkatëse.

Në një deklaratë për Agjencinë turke Anadolu, Piperea akuzoi Komisionin për standarde të dyfishta, duke theksuar se ai kërkon respektimin strikt të sundimit të ligjit nga vendet e Evropës Lindore, ndërkohë që shmang vetë transparencën e kërkuar.

Edhe pse gjasat që mocioni të marrë shumicën e nevojshme janë të vogla, Piperea thekson se procesi ka rëndësi të madhe simbolike, duke i dhënë zë shqetësimeve për standardet e qeverisjes në nivelin më të lartë të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika