Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin pjesë në Kampionatim Evropian të Esports që ka nisur sot në Prishtinë, ndeshjet e së cilit do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve "1 Tetori". Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar.

36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin pjesë në Kampionatim Evropian të Esports që ka nisur sot në Prishtinë, ndeshjet e së cilit do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”. Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën angleze, theksoi se megjithëse në botë ky njihet si sport i ri, Kosova ka një storie të gjatë në këtë aktivitet pasi që të rinjtë kosovarë shumë vite më parë filluan angazhimin e tyre në lojërat elektronike nëpër internetcaffe, duke bërë kështu hapat e parë drejtë rritjes profesionale në këtë sport.

Kurti gjithashtu bëri thirrje që nga sot e deri më 13 korrik, ekipi përfaqësues i Kosovës në këtë garë të mbështetet me zemër nga të gjithë adhuruesit dhe praktikuesit e lojërave elektronike-Esports.

Altin Preniqi, Kryetar i Federatës së Esports në Kosovë, tha se organizimi i këtij evropiani është moment historik për Kosovën sepse ky sport sjellë energji të madhe, e mbi të gjitha, miliarda shikues online nga e gjithë bota, duke u bërë kështu mundësi e rrallë për promovimin e imazhit të Republikës së Kosovës në mbarë rruzulin tokësorë.

Ky kampionat organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë./KP

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika