“Dukagjini” organizon “Festivalin e Librit”, prezantohen afro 5 mijë tituj

Është hapur Festivali i Librit nga Libraria “Dukagjini” në qendrën tregtare “Albi Mall”, ku afro 5 mijë tituj, qytetarët mund t’i marrin me zbritje nga 20 deri në 60% zbritje. Aktiviteti, sipas organizatorëve, po bëhet me qëllim që të jenë më afër qytetarëve dhe që të ketë më shumë hapësira ku qytetarët mund të informohen dhe pajisen me libra.

Që nga viti 2023, në hapësirat e “Albi Mall” në Prishtinë, Libraria Dukagjini zë një pjesë të saj me librat më të fundit të saj, për organizimin e Festivalit të Librit.

Në aktivitetin e sivjetmë, qëllimi është që lexuesi të jetë më afër, dhe të ketë më shumë vende për t’u informuar, blerë dhe lexuar libra të ndryshëm.

Latif Mustafa tregon detaje më të hollësishme për këtë organizim.

Kemi organizuar edhe disa aktivitete për fëmijë të cilët do të nxisin disa lloje të shkathtësive të tyre, atyre shkathtësive që kanë të bëjnë me edukimin estetik, edukimin analitik, por edhe me sensin e tyre të garës, për të garu dhe për të fituar ndonjë libër”, ka thënë Latif Mustafa, Libraria “Dukagjini”.

Në këtë aktivitet, ku janë afro 5 mijë tituj të librave, lexuesit mund të gjejnë zhanre të ndryshme, të cilët janë me një zbritje goxha të favorshme.

Gjithashtu, kemi një lirim enorm, nga 20% deri në 60%, duke i përfshirë këtu librat e Librarisë ‘Dukagjini’ që i kemi standard me një zbritje prej 30%”, ka thënë Latif Mustafa, Libraria “Dukagjini”.

E një aktivitet të tillë e mirëpresin edhe qytetarët, të cilët thonë se organizime të tilla i shtyjnë drejt leximit.

“Normal, i shtinë me i lexu, edhe zbritje, njerëzit me ble, me lexu, edhe është hala më mirë.”

“Me lexu nuk po mundemi shumë, por çmimet janë në rregull.”

Festivali këtë të shtunë pati ditën e dytë, ndërkohë do të jetë i hapur edhe javën e ardhshme.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika