Përfaqësuesi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë dhe Metohi” nga Rahoveci me fjalë të rënda për UÇK-në

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe”, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec, gjatë të cilit ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste dhe duke krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë.

“Vëllezërit tanë kanë pësuar sepse terroristët e UÇK-së nuk i donin serbët në këto hapësira, dhe me ekzekutimin e tyre donin të frikësonin popullatën tjetër serbe që ta braktiste këtë rajon”, ka deklaruar Popoviq, duke u ndalur tek viktimat serbe të luftës në Kosovë.

Ai ka shprehur pakënaqësi që sipas tij, autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë.

“Dhemb edhe fakti që terroristët, organizatorët dhe ekzekutorët e krimit nuk janë gjetur dhe ndëshkuar gjatë gjithë këtyre viteve, megjithëse shohim që për një krim të ngjashëm – rrëmbimin e civilëve izraelitë – po shkatërrohet e gjithë Gaza”, ka thënë ai.

Në vazhdim, Popoviq ka akuzuar institucionet ndërkombëtare për dështim në hetime dhe drejtësi.

“Përkundër të gjitha grupeve ndërkombëtare të hetuesve të UNMIK-ut, EULEX-it dhe Tribunalit të Hagës, nuk ka të dënuar apo të ndëshkuar, përkundrazi, UÇK-ja vazhdon të cilësohet si organizatë çlirimtare dhe luftëtarë për liri”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika