Të shtunën çmimi i naftës një cent më lirë se të premten

Të shtunën çmimi i naftës në Kosovë do të jetë një cent më lirë sesa të premten, kurse i benzinës do të jetë një cent më shtrenjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ditës së shtunë.

Cmimi i naftës nga 1.85 euro/cent sa ishte të premten, ka rënë vetëm për një cent 1.84 euro/cent për litër.

Kurse benzina, nga 1.75 euro/cent për litër sa ishte të premten, të shtunën del të jetë 1.76.

Kurse për gaz, çmimi nuk ka ndryshuar nga ditët e tjera.

Ministria e Tregtisë, çdo ditë do të caktojë çmimet tavan apo çmimet maksimale për shitjen e derivateve, varësisht edhe nga çmimi botëror i tyre.

Kohëve të fundit, çmimi i derivateve sidomos ai i naftës ka pësuar rritje, duke shkuar deri në 1.89 euro për litër.

Vendimi i MINT, për çmimet e derivateve

Në një mbledhje të qeverisë, ishte votuar propozimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e një çmimi maksimal të derivateve.

Çmimi i derivateve në Kosovë pësonte rritje edhe kur në bursën ndërkombëtare shënonte ulje.

Në mars të vitit 2022, një litër naftë kushtonte rreth 1.69 euro, varësisht nga lokacioni, kurse tash në fund të qershorit çmimi arrin në 1.89 euro për litër.

Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve kanë thënë se çmimet nuk diktohen nga ta, por një gjë e tillë bëhet nga berza dhe organizatat prodhuese.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika