Ekskluzive – Mesazhet skandaloze të Igor Popoviqit me zyrtarët e BIA-s

Igor Popoviq, zyrtar i lartë serb, dyshohet se përmes komunikimeve të koduara dhe bashkëpunimit me drejtues të lartë të BIA-s ka ndikuar në fshehjen e personave të kërkuar për krime lufte në Kosovë.

Ai mbante kontakte të drejtpërdrejta me Bojan Dimiqin dhe Petar Petkoviqin, ndërsa përdorte të dhëna të ndjeshme për qëllime politike dhe shantazh.

Në një bisedë të zhvilluar në vitin 2023 mes Popoviqit dhe Bojan Dimiqit – drejtor në shërbimin serb të inteligjencës BIA – zbulohet se si po kontrollohej lëvizja e Çedomir Aksiqit. 

Në vitin 2024, Aksiq është dënuar nga gjykatat në Kosovë me 15 vjet burg për Masakrën e Reçakut. 

Mesazhet tregojnë kujdesin që po tregohej për moslëvizjen e tij, me koordinim të afërt mes Popoviqit dhe Dimiqit.

Në maj të vitit 2025, Igor Popoviq komunikon me Petar Petkoviqin lidhur me aktivitetet kriminale të një personi të quajtur Kompiroviq, i cili kishte vuajtur dënim për trafikim me heroine dhe vrasje në Serbi. 

Sipas mesazheve të siguruara nga Dukagjini, të dhënat ishin marrë nga Dimiqi dhe përdoreshin për qëllime shantazhi dhe kontrolli ndaj serbëve në veri të Kosovës.

Në një tjetër komunikim, Popoviq flet për Ranko Vllahoviqin, i cili ndodhet në listën e të kërkuarve nga Kosova për krime lufte. 

Mesazhet treegojnë se po mblidheshin të dhëna për vendndodhjen e tij dhe të të dyshuarve të tjerë si Sllaxhan Trajkoviq, në koordinim të plotë me struktura të inteligjencës serbe.

Në të gjitha këto komunikime, zbulohet një rrjet bashkëpunimi i ngushtë mes zyrtarëve serbë dhe shefat e BIA-s, ku informacioni për të kaluarën kriminale të personave të dyshuar shfrytëzohet për qëllime politike dhe pengim të drejtësisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika