Përfaqësuesit e opozitës përkujtojnë përvjetorin e Deklaratës Kushtetuese

Përfaqësuesit e partive opozitare e kanë vlerësuar lart, ngjarjen e dy korrikut të vitit 1990, e cila njihet edhe si Deklarata Kushtetuese

Delegatët e Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, në vitin 1990

Përfaqësuesit e partive opozitare e kanë rikujtuar përvjetorin e 32-të të Deklaratës Kushtetuese, të mbajtur në vitin 1990.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka shprehur mirënjohje delegatëve, të cilët kishin marrë pjesë në mbledhjen e vitit 1990.

“Respekt e mirënjohje për të gjithë delegatët e Kosovës që në kushte e rrethana të vështira, sot 32 vjet më parë, i dhanë orientim të ardhmes së pashmangshme të Kosovës, si shtet i lirë, demokratik e i pavarur”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka shkruar për ngjarjen historike të vitit 1990.

Ai përmes një shkrimi në Facebook e ka uruar datën e dy korrikut, të cilën e ka quajtur “Dita e Deklaratës së Pavarësisë”.

Sipas tij, ky veprim politik “bëri kthesën historike në angazhimet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci”.

Ndërsa, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shkruar se “Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Deklarata Kushtetuese e vitit 1990

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika