Mehmetaj: Çeku nuk ishte zgjedhja e parë e Kurtit për Prishtinën, ishte Konjufca

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të fitojë në raundin e parë garën për kryetar të Prishtinës, pasi në zgjedhjet e fundit nacionale kjo parti ka pësuar rënie të votave në kryeqytet dhe kandidati i saj për kryetar nuk është shumë i favorshëm.

Sipas tij, kandidati aktual i VV-së, Hajrulla Çeku, nuk është një profil tipik për Prishtinën dhe përzgjedhja e tij ka qenë më shumë e detyruar sesa zgjedhja e parë e partisë.

“Për të fituar VV-ja në Prishtinë, duhet të fitoi në raund të parë. Qysh e keni pa ka rënia të votës në Prishtinë, në zgjedhje e fundit nacionale. Dhe kandidati nuk është tipik, është shumë atipik. Unë besoj që ka qenë zgjedhje e detyrueshme, nuk ka qenë opsion i parë. Unë besoj që Glauk Konjufca ka qenë i dëshiruar prej Albin Kurtit, por për arsyeje që nuk i di se nuk jam brenda, kanë vendos me bë këtë kompromis. Unë mendoj që në VV ka pas një fyerje sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve.

Dëshira e Kurtit për Ferizaj ka qenë Hekuran Murati, jam i bindur që ka refuzuar. Njëjtë qysh ka refuzuar edhe Glauku”, ka thënë Konjufca.

Të fundit nga rubrika