Dështon Murati, shtyhet seanca

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të saj.

Kandidati i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Në votimin e sotëm, Murati mori 57 vota për, 52 kundër dhe 6 abstenime, duke mbetur nën pragun e nevojshëm për të fituar postin.

Për pasojë, seanca është shtyrë për të martën, më 24 gusht, në orën 11:00.

Më parë, në vazhdimin e seancës të hënën më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar njërën pas tjetrës Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryeparlamentare.

Asnjëra nga kandidatet nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme për zgjedhje.

Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive ishte i dyti pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi se zgjedhja e kryeparlamentarit duhet të bëhet brenda 30 ditësh, përmes votimit të hapur, se një kandidat mund të votohet vetëm tri herë dhe se pjesëmarrja e të gjithë deputetëve është e detyrueshme.

Ky zhvillim lë pezull procesin e formimit të institucioneve të reja, ndërsa mbetet të shihet nëse partitë do të arrijnë konsensus për një kandidat të përbashkët apo do të vazhdojnë akuzat.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika