“Deri në 100 euro” – FFK nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Suedisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të premten se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Suedisë.

“Dardanët” do ta nisin fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në shtator.

Përballja e parë do të jetë në udhëtim kundër Zvicrës më 5 shtator, në kuadër të grupit B.

Tri ditë më pas, më 8 shtator, Kosova do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Suedisë.

FFK ka bërë të ditur se biletat për këtë përballje tashmë kanë dalë në shitje dhe ato mund të blihen online.

Në tribunën veriore e jugore, bileta do të kushtojë 10 euro.

Në lindje një biletë kushton 20 euro, kurse në perëndim, bileta është 30 euro.

Bileta VIP kushton 100 euro.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika