Baraliu: Gjykata Supreme mund të kërkojë prova shtesë për rastin e Listës Serbe

Profesori Mazllum Baraliu ka folur rreth betejës së humbur të KQZ-së përballë Listës Serbe, pasi PZAP ka rrëzuar vendimin e saj për të mos certifikuar listën e kandidatëve të këtij subjekti politik për zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se situata e fundit është pothuajse e njëjtë me atë që ndodhi në prag të zgjedhjeve nacionale.

“Për afërsisht po, por për arsye se motivet të cilat ne nuk i njohim – të cilat mund të jenë të natyrës klasifikuese, por që do të duhej të ishin të rëndësisë specifike – janë përafërsisht të njëjta. Mbase sepse përafërsisht subjekti më i madh politik, madje edhe koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit në nivel qendror, edhe herën e parë edhe tani ka insistuar dhe votuar që të mos certifikohet ky subjekt politik. Madje ka edhe të dhëna parciale që elementë të këtij subjekti politik kanë qenë vazhdimisht në pozita destruktive ndaj Kosovës”, ka thënë Baraliu.

Ai shtoi se Gjykata Supreme ka të drejtë të kërkojë prova shtesë në rast se nuk ka të mjaftueshme në trajtimin e lëndës ndaj Listës Serbe, në mënyrë që të marrë një vendim “dukshëm më të përpunuar, më substancial në kuptimin e brendisë së çështjes dhe shpjegimit të elementeve”, ka thënë ai në Five në RTV Dukagjini

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika