Kryeministri spanjoll: Përgjigja e Evropës për luftën në Gazë ka qenë një dështim

Përgjigja e Evropës ndaj luftës në Gazë ka qenë “një dështim” dhe rrezikon të minojë besueshmërinë e saj në botë, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Para takimit të tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër, Sanchez – udhëheqësi i parë evropian që e ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Gazë – tha për The Guardian se lufta paraqet “një nga episodet më të errëta të raporteve ndërkombëtare në shekullin 21”.

“Është një dështim”, tha ai. “Absolutisht. Po ashtu është e vërtet që brenda BE-së ka shtete që janë të ndara rreth mënyrës se si duhet të ndikojnë në Izrael”.

“Por, sipas mendimit tim, është e papranueshme dhe ne nuk mund ta zgjasim më shumë nëse duam të rrisim besueshmërinë tonë përballë krizave të tjera, si ajo që po përballemi në Ukrainë”.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi zyrtarët shëndetësorë thanë se 31 persona u vranë nga sulmet në mbarë Rripin e Gazës, në kohën kur Izraeli po përgatitet për një ofensivë të re ushtarake.

Të hënën, sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha para Parlamentit britanik se Mbretëria e Bashkuar ende synon që në shtator të njohë shtetin palestinez, duke iu bashkuar Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 63.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara./REL

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika