Zhegrova mungon ndaj Interit: Do të jem gati shumë shpejt

Edon Zhegrova nga Kosova është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Ai u prezantua sot para mediave dhe shprehu emocionet e tij të para si lojtar i bardhezinjve.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe për pritjen që mora. Juventusi më bindi, sepse gjithmonë kam ëndërruar të luaj për një skuadër kaq të rëndësishme,” tha Zhegrova.

Ai tregoi se vendimi për të kaluar te Juventusi u ndikua nga projekti i klubit dhe nga takimi me drejtuesit.

“Herën e parë që takova Comollin dhe Chiellinin, ishte si një ëndërr e bërë realitet,” shtoi ai.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori për shkak të një operacioni, por konfirmoi se po i rikthehet formës.

“Ndihem më mirë, kam filluar përsëri stërvitjen dhe stafi po më ndihmon të përmirësohem. Do të jem gati shumë shpejt, por nuk do të jem atje kundër Interit: kam ende punë për të bërë. E di sa e rëndësishme është ndeshja dhe do ta mbështes ekipin”.

Të fundit nga rubrika