“Scorpions” ndezin Tiranën pas 24 vitesh mungesë

Pas një pauze prej 24 vitesh, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, u rikthyen në Tiranë duke sjellë një spektakël të paharrueshëm në sheshin “Skënderbej”.

Mijëra fansa nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera u mblodhën mbrëmjen e së dielës për të përjetuar nga afër magjinë e një prej grupeve më të famshme të skenës ndërkombëtare.

Në skenë u ngjitën anëtarët e njohur të grupit: Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda, të cilët u pritën me ovacione dhe duartrokitje të gjata nga publiku entuziast. Ata interpretuan disa nga hitet e tyre më të njohura, mes tyre “Still Loving You”, “Send Me an Angel” dhe “Rock You Like a Hurricane”.

Momenti kulmor i koncertit ishte interpretimi i këngës ikonike “Wind of Change”, e cila në vitet ’90 u kthye në simbol të lirisë dhe rënies së diktaturave në Europën Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ky rikthim në Tiranë përkon me 60-vjetorin e themelimit të grupit dhe shënon njëkohësisht përmbylljen e turit të tyre europian.

Për shumë shqiptarë, koncerti solli kujtimet e performancës së parë të Scorpions në vitin 2001 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Por këtë herë, një brez i ri ishte i pranishëm – ai që e ka njohur muzikën e tyre përmes prindërve dhe që mbrëmë përjetoi fuqinë e një muzike që sfidon kohën.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika