Refuzohen ankesat e LVV-së për nxitje të urrejtjes ndaj PDK-së e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar dy ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për “nxitje të urrejtjes” ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listës Serbe.

LVV-ja kishte parashtruar ankesë për deklaratat e kandidatit për kryetar të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, i cili në një emision ishte shprehur se “ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk e respektojnë Prokurorinë, unë mendoj se ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”.

Por PZAP-ja ka konstatuar se kjo deklaratë nuk i është drejtuar asnjë personi konkret apo ndonjë subjekti politik dhe “mbi këtë arsye nuk ka gjetur shkelje të rregullave zgjedhore në dëm të ndonjë subjekti politik”.

E LVV-ja ishte ankuar që Lista Serbe ka ekspozuar parullën “Svi za brata Milana” në fushatë në Mitrovicën e Veriut, duke pretenduar se ishte fjala për Milan Radoiçiqin, të kërkuarin e institucioneve të Kosovës si organizator i sulmit të Banjskës në vitin 2023.

Megjithatë, PZAP-ja ka thënë se pala ankuese (LVV) nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse se në parullë aludohet te Milan Radoiçiqi, por “përmendet vetëm emri ‘Milan’, i cili është emri i kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq”.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika