Shukri Buja premton transport modern dhe stacion të ri autobusësh në Lipjan

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka ndarë përvojën e tij nga një udhëtim i përditshëm me autobus drejt Prishtinës, ku tha se pati mundësinë të bisedojë me nxënës, punëtorë dhe qytetarë të tjerë.

Ai theksoi se përballja e tyre e përditshme me vonesat, mungesën e lidhjeve të rregullta dhe vështirësitë në transportin publik është një realitet që kërkon zgjidhje urgjente.

“Sot, në udhëtimin tim me autobus drejt Prishtinës, u ula pranë nxënësve që çdo mëngjes nisen herët për në shkollë, pranë punëtorëve që rendin drejt punës dhe pranë qytetarëve që çdo ditë e përballojnë vështirësinë e transportit.

Ata më treguan për vonesat, për mungesën e lidhjeve të rregullta dhe për nevojën e madhe për një zgjidhje moderne. Dhe unë u thashë: kjo nuk do të mbetet vetëm bisedë, por zotim ynë i përbashkët.
– Stacion i ri i autobusëve në Lipjan;
– Lidhje të rregullta mes qytetit dhe fshatrave;
– Transport publik falas për nxënësit.
Autobusi i mëngjesit nuk ishte vetëm udhëtim, por një takim i vërtetë me jetën reale të qytetarëve të Lipjanit”, ka shkruar Buja.

Të fundit nga rubrika