MINT: Nafta lirohet për katër centë

Krahasuar me të shtunën dhe të dielën, të hënën çmimi i naftës ka rënë për katër centë, ndërsa benzina dhe gazi mbesin me çmim të njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ditës së hënë.

Çmimi i naftës nga 1.83 euro sa ishte të shtunën,  të hënën del të jetë katër centë më lirë,  1.79 euro për litër.

Kurse benzina, nga 1.76 euro për litër sa ishte të shtunën, të hënën del të jetë njësoj.

Kurse për gaz, çmimi nuk ka ndryshuar nga ditët e tjera, prapë mbetet 0,78 centë për litër.

No photo description available.

Ministria e Tregtisë çdo ditë do të caktojë çmimet tavan apo çmimet maksimale për shitjen e derivateve, varësisht edhe nga çmimi botëror i tyre.

Në një mbledhje të qeverisë, ishte votuar propozimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e një çmimi maksimal të derivateve.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika