Bajrami: Degradimi i raporteve Kosovë–SHBA e gëzon vetëm Serbinë dhe Rusinë

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar  ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pezullimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, Kurti ka tentuar ta paraqesë vendimin si qëndrim të vetëm Ambasadës Amerikane në Prishtinë, duke e veçuar atë nga politika e jashtme e SHBA-ve.

Në një postim në Facebook, Bajrami u shpreh se degradimi i raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve është një zhvillim që i gëzon Serbinë dhe Rusinë, por jo opozitën kosovare.

“Sipas deputetit Kurti, Ambasada Amerikane në Prishtinë qenka e veçuar nga politika e jashtme amerikane, me siguri edhe kur është tallur me sekretarin e shtetit ka mendu që po bën shaka me një fqinjë të rëndomtë, pra ky është niveli i seriozitetit të Kurtit i cili ka uzurpaur zyrat e shtetit dhe po teston limitet e Prokurorisë, veprimin e të cilës po e presim me muaj.

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje uroj shumë ta kuptojnë sa më parë që degradimi i raportëve Kosovë – SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusinë, por asesi ish opozitën. Lidhja Denokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për ndërprejen e dialogut strategjik me SHBA-të dhe ne angazhohemi pa ndalë që raportet tona miqësore e diplomatike t’i ruajmë e thëllojmë tutje.
Natyrisht, se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i prpocesit të fillimit të Dialogut Strategjik me SHBA-të sepse kurrë në jetën e tij nuk ka kontribu për të ndërtuar raporte me SHBA-të apo ndonjë aleatë tjetër të shtetit tonë.
Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-ve që është pezullimi i fillimit të Dialogut Strategjik.
Për shkak të Albin Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është në sanksione të BE-së, nuk ka marrë pothuajse asnjë njohje qe 5 vjet, përjashtim njohjes që e solli Pacolli, nuk është anëtarësuar pothuajse në asnjë organizatë.
Të vetmen punë që ka bërë në këto pesë vjet Albin Kurti është rritja e tregtimit të energjisë elektrike dhe rreth 300 milionë Euro tenderat njëburimor.
Qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dergu në këtë pikë Shtetin e Kosovës!”, ka shkruar Bajrami.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika