Djali i Afrim Bunjakut: E kujtoj buzëqeshjen dhe fjalët e tij, nuk ishte vetëm babai im por i gjithë Kosovës

Djali i heroit Afrim Bunjaku ka prekë me fjalët e tij emocionuese gjatë fjalës së tij në akademinë përkujtimore që u mbajt në rastin e dyvjetorit të rënies së babait të tij.

Fatlum Bunjaku kujtoi momentet me të atin dhe buzëqeshjet me të, për çka tha se ai nuk ishte vetëm babai i tij por i gjithë Kosovës.

“Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk harrohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që ka lënë, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalët e tij. E di se ai ra për një ideal më të madh, për atdheun, për kufijtë, për Kosovën tonë. Është e rëndë ta them, por edhe pse nuk është më pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë që i takoj kolegët e tij, më kujtohet që babi im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës. Babai im, prehu i qetë, ne do të ndjekim rrugën tënde dhe do të kujtojmë gjithmonë me lot e krenari”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika