E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka nderuar policin e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit terrorist në Banjskë.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-së ka bërë të ditur se Prattipati iu bashkua udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe trupit diplomatik në akademinë përkujtimore të organizuar në nderim të Bunjakut.
“E ngarkuara me punë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar oficerin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës dy vjet më parë gjatë sulmit në Banjskë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.