PSRK-ja Thotë se është duke hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar kërcënimet që ka marr presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e të cilat i bëri të ditura në një konferencë për media. PSRK-ja k thënë se ka marr të gjitha hapat e nevojshëm, ndërkohë që shoqëria civile kritikat e presidentes i vlerëson sulm ndaj sistemit të drejtësisë.

Kritika të shumta ndaj institucioneve të drejtësisë, për mos reagim të duhur ndaj kërcënimeve që i ishin bërë adresoi presidentja e shtetit Vjosa Osmani.

Ato u përsëritën sërish nga presidentja ditë më parë, në konferencën që për shkak pati situatën e krijuar me reagimin e mbrojtjes së afërt ndaj një gazetari në një shkollë private ku shkojnë vajzat e saj.

“Deri sot përkundër dhjetëra kërcënimeve me jetë për vrasje me plumb në ballë, për ngrehje zhag e dëbim nga Kosova, për dhunim të fëmijëve të mi është hera e vetme në historinë e institucioneve të Kosovës, që drejtësia nuk ka ndërmarr asnjë masë, zero dhe ju duhet të pyesni se në favor të kujt shkon, se një president i shtetit, kushdo qoftë ai ose ajo mos ta ketë trajtimin e barabartë në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës.

Por të kundërtën e kësaj, e thonë në prokurorinë speciale të Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin nga ky institucion kanë thënë se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, por nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë për rastet.

Prokurori i rastit, ka autorizuar Njësinë nga Krimet e Rënda dhe Krimet Kibernetike për të mbledhur prova dhe është në koordinim të plotë me hetuesit policorë, në identifikimin e të dyshuarve dhe sigurimin e provave për ndriçimin e dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti. Në këtë fazë, nuk mund të ndajmë më shumë informacione lidhur me zhvillimin e procedurave hetimore.”- Prokuroria Speciale e Kosovës

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, nuk i kursejnë kritikat për gjuhën e presidentes në raport me institucionet e drejtësisë.

“Komunikimi insituticional është forma e bashkëpunimit që duhet të jetë e jo komunikatat apo deklarimet politike përmes konferencave për shtyp, një qasje e tillë e humb besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, nëse presidentja del e ankohet në këtë mënyrë në punën e sistemit të drejtësisë, paramendo se si ndihen qytetarët..”, ka thënë Gzim Shala – IKD.

Kohë më parë, nga presidenca, ishin publikuar disa e-maile me përmbajtje kërcënuese ndaj presidentes Osmani dhe familjes së saj, por nuk është raportuar për të ndaluar ose të dyshuar për to.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika