Ia akuzoi babanë për tortura si pjesë e UDB-s, djali i Ajet Istogut e padit Enver Dugollin

Ajet Istogu nga Drenasi, ishte njëri ndër pesë personat të cilët më 14 gusht 2024, në emisionin “TRADHËTI VËLLEZËRISH, SHQIPTARËT DHE UDB-ja” në TV Dukagjini, Enver Dugolli, ish i burgosur politik, e kishte akuzuar për tortura çnjerëzore, e keqtrajtim, në shërbim të UDB-s së. Më shumë se një vit pas këtyre deklaratave, Dugolli është intervistuar nga Prokuroria Speciale, sepse nga djali i Ajetit, Shpend Istogu, ndaj tij është paraqitur padi për nxitje të urrejtjes.

11 vite burgim për protestat e 81-s, më vonë prapë i burgosur e i mbijetuar i masakrës së Dubravës.

Gati 20 vite aktivitet politik e tortura nëpër burgjet e Serbisë i kishte përshkruar në librin “Qark i (Pa)mbyllur burgjesh”.

Por, rrëfimi më me ndikim i Enver Dugollit, erdhi tek më 14 gusht 2024, në emisionin “TRADHËTI VËLLEZËRISH, SHQIPTARËT DHE UDB-ja” në TV Dukagjini.

“Edhe kanë vazhdu, kanë vazhdu torturat rrahjet…Si ka qenë ai moment? Po rrahjet rrahjet klasike me stupc pendrek. Ajet Istogu ka qenë në vazhdimësi edhe i përhershmi aty? Po Ajeti ka qenë, Ajet Istogu ka qenë…”, kishte thënë Dugolli.

Më shumë se një vit pas këtij rrëfimi, Dugolli është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, për shkak se është paditur nga djali i Ajetit, Shpend Istogu.

“Në deklaratën time nuk kam çka shtoj edhe heqi asaj që kam deklaru në emisionin Debat Plus te Ermal Panduri, pra asnjë presje, asnjë pikë nuk i heq as nuk i shtoj asaj deklarate”, ka thënë Dugolli.

Për TV Dukagjini, pas intervistimit mbi pretendimet për “nxitje të urrejtjes”, Dugolli tha se ka pritur kërkim falje e jo padi, sepse kurrë asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për hakmarrje, as ndaj Ajet Istogut e as ndaj familjes së tij.

“Edhe pse nuk është në jetë Ajet Istogu ai do të mbahet në mend për torturat që i ka bërë ndaj të burgosurve politik, ndaj njerëzve ndaj të rinjve shqiptarë. Pra trupat tanë janë dëshmitarë të krimeve që i ka kryer ai njeri”, ka shtuar Dugolli.

Përpos Ajet Istogut, në mesin e atyre që kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj tij, sipas Dugollit kanë qenë edhe Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi, Hamëz Hajra, e Tahir Shala.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika