Remitencat nga diaspora në vitin 2024 arritën në 1.3 miliard euro

Sipas të dhënave që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), remitancat nga diaspora për vitin 2024 në Kosovë kanë arritur në shifrën prej 1 miliardë e 350 milionë eurove.

Këto të dhëna janë publikuar në Raportin “nga diaspora në vitin 2024 arritën në 1.3 miliardë euro Vjetari Statistikor” për vitin 2025, ndërsa janë bazuar nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas këtij Raporti, nga viti 2014 kur remitancat kanë qenë 622.3 milionë euro, ato vazhdimisht kanë shkuar duke u rritur, ku në vitin 2021 për herë të parë kanë kaluar shifrën e 1 miliardë eurove.

Në anën tjetër, sipas të njëjtit Raport, eksporti i mallrave në vitin 2024 nga Kosova ka arritur në vlerën prej 941.5 milionë eurove, kurse importi ka shkuar në 6.4 miliardë euro.

Sa për krahasim, përshembull para 10 viteve në vitin 2014 eksporti i mallrave arrinte në 324.5 milionë euro, kurse importi në atë vit ishte 2.5 miliardë euro.

Sipas ASK-së, inflacioni vjetor në vitin 2024 ka qenë 1.6%, për dallim nga viti 2023 ku arrinte në 4.9%. Ndërsa në 10 vitet e fundit, shifra më e lartë e inflacionit, sipas Raportit të ASK-së, ka qenë në vitin 2022, ku arrinte në 11.6%.

Për çdo vit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Raportin e njohur si “Vjetari Statistikor”, i cili ofron të dhëna themelore statistikore për Kosovën, si në fushën demografike, ekonomike, bujqësore.

Aty përfshihen statistika për popullsinë, ekonomitë familjare, lindjet, vdekjet, arsimin, kulturën, shëndetësinë, mirëqenien sociale apo energjinë. /Kallxo.com

Sipas të dhënave që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), remitancat nga diaspora për vitin 2024 në Kosovë kanë arritur në shifrën prej 1 miliardë e 350 milionë eurove.

Këto të dhëna janë publikuar në Raportin “nga diaspora në vitin 2024 arritën në 1.3 miliardë euro Vjetari Statistikor” për vitin 2025, ndërsa janë bazuar nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas këtij Raporti, nga viti 2014 kur remitancat kanë qenë 622.3 milionë euro, ato vazhdimisht kanë shkuar duke u rritur, ku në vitin 2021 për herë të parë kanë kaluar shifrën e 1 miliardë eurove.

Në anën tjetër, sipas të njëjtit Raport, eksporti i mallrave në vitin 2024 nga Kosova ka arritur në vlerën prej 941.5 milionë eurove, kurse importi ka shkuar në 6.4 miliardë euro.

Sa për krahasim, përshembull para 10 viteve në vitin 2014 eksporti i mallrave arrinte në 324.5 milionë euro, kurse importi në atë vit ishte 2.5 miliardë euro.

Sipas ASK-së, inflacioni vjetor në vitin 2024 ka qenë 1.6%, për dallim nga viti 2023 ku arrinte në 4.9%. Ndërsa në 10 vitet e fundit, shifra më e lartë e inflacionit, sipas Raportit të ASK-së, ka qenë në vitin 2022, ku arrinte në 11.6%.

Për çdo vit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Raportin e njohur si “Vjetari Statistikor”, i cili ofron të dhëna themelore statistikore për Kosovën, si në fushën demografike, ekonomike, bujqësore.

Aty përfshihen statistika për popullsinë, ekonomitë familjare, lindjet, vdekjet, arsimin, kulturën, shëndetësinë, mirëqenien sociale apo energjinë./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika