Themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka deklaruar se Serbia është shndërruar në territor ku Rusia, me infrastrukturën që i ofron Beogradi, stërvit lirisht grupe paramilitare për të destabilizuar demokracitë evropiane.
Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë pa miratimin e institucioneve serbe, të cilat jo vetëm që e lejojnë, por edhe e përkrahin këtë veprimtari, pasi vetë Beogradi – siç thotë Musliu – po vepron njësoj në rajon, duke formuar e armatosur grupe të armatosura si ai i Milan Radoiçiqit.
“Serbia është partner strategjik i Rusisë në projektet më të rrezikshme të destabilizimit të Evropës dhe rajonit tonë, duke e shndërruar veten në hallkën kryesore të ndikimit rus në Ballkan”, ka shkruar Musliu në Facebook.