Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, gjatë një takimi me komunitetin e motoristëve të kryeqytetit, ka diskutuar mbi krijimin e pistave të dedikuara për motoçiklizëm, duke ofruar mundësi të sigurta për pasionantët e këtij sporti.
Ai gjithashtu premtoi zbatimin e rregullores për nivelin e zhurmës nga motoçikletat, në mënyrë që pasioni i disa qytetarëve të mos kthehet në shqetësim për të tjerët.
“Gjithashtu, në Prishtinën funksionale do ta zbatojmë rregulloren për nivelin e zhurmës nga motoçikletat në mënyrë që pasioni i dikujt të mos shndërrohet në shqetësim për dikë tjetër”, ka shkruar ai ne Facebook.