KQZ shpërndan materialin zgjedhor, dërgohen nëpër komuna mbi 3.6 milionë fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka përfunduar shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, përfshirë edhe fletëvotimet që do të përdoren në këtë proces, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se materiali zgjedhor është dërguar në të gjitha komunat e vendit dhe është vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit, nga ku do të shpërndahet në Qendrat e Votimit të dielën në mëngjes.

“Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit më 12 tetor. Këto materiale zgjedhore vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të vendosura në çdo komunë dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit”, ka deklaruar Elezi.

Sipas tij, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime – nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve.

Elezi ka bërë të ditur se ky numër përfshin të gjitha format e votimit: votimin në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, votimin për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe fletëvotimet rezervë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika