‘Njihni Palestinën’, ndërpritet fjalimi i Trump në parlamentin izraelit

Fjalim i presidentit amerikan, Donald Trump, në Parlamentin e Izraelit, është ndërprerë pasi një deputet opozitar ka protestuar.

Deputeti mbante në dorë një letër në të cilën shkruhejt “Njihni Palestinën”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Kryetari i parlamentit, Amir Ohana, ka kërkuar rend pas veprimit të deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.

“Kjo ishte shumë efikase”, ka thënë Trumpi pasi vazhdoi fjalimin.

Trump u prit me ovacione në Parlamentin izraelit, në ditën kur Hamasi liroi 20 pengjet e gjalla, pjesë e planit prej 20 pikësh të paqes së kreut të shtëpisë së bardhë.

Teksa përgëzoi Netanyahun dhe negociatorin Witkoff për lidershipin, Trump u shpreh se nga sot armët heshtën në tokën e shenjtë dhe një e ardhme e re ka nisur për të gjithë rajonin.

“Faleminderit të gjithëve është një nder i madh. Jemi mbledhur këtu në këtë ditë të madhe. Pas 2 viteve errësirë, 20 pengje po kthehen në familjet e tyre. 28 të tjerë do të kthehen për tu prehur në tokën e tyre. Sot armët kanë heshtur dhe dielli e gjeti në paqe tokën e shenjtë. Ky nuk është fundi i luftës, por edhe fundi i terrorit. Falënderoj kryeministri Netanjahu, një burrë trim, pa të paqja nuk do të ishte e mundur. Nuk është aq e lehtë të flasësh me të, por prandaj është aq madhështor. Faleminderit Bibi ke bërë një punë të madhe. Faleminderit dhe të gjitha vendeve të tjera arabe që u angazhuan për lirimin e pengjeve. Gjenerata do ta mbajnë këtë moment, si momenti kur gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi për mirë. Shumë njerëz na thonin që po humbnim kohë kot, por nuk doli kështu. Një falënderim për Steve Witkoff. Ai u zgjodh nga unë, nuk e kishte bërë më përpara këtë gjë. Ishte një biznesmen i madh, që negocion, por ai është njeri i madh. Të gjithë e respektojnë”, tha Trump.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika