Trump përfundon fjalimin në parlamentin izraelit: E dua Izraelin dhe jam me ju deri në fund

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përfunduar fjalimin e tij para deputetëve në Parlamentin e Izraelit.

Trump, mes tjerash, në fjalim bëri thirrje për të mbështetur marrëdhëniet Amerikë-Izrael teksa u shpreh se e do shumë Izraelin dhe do të jetë pranë këtij shteti deri në fund, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Që nga dita e parë që u themelua Izraeli modern, ne kemi qëndruar së bashku në të mira dhe të këqija, në pengesa, në fitore dhe disfata, në lavdi dhe në dhembje. Ne kemi ndërtuar industri së bashku, kemi bërë zbulime së bashku, kemi përballuar të keqen së bashku dhe kemi zhvilluar luftë së bashku, dhe ndoshta më e bukura nga të gjitha, kemi bërë paqe së bashku. Dhe këtë javë, kundër të gjitha gjasave, ne kemi bërë të pamundurën dhe kemi sjellë pengjet në shtëpi”, tha Trump.

“E dua Izraelin, jam me ju deri në fund” ishte fjala e fundit e Trump në këtë fjalim që u prit me duartokitje të mëdha.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika