Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, të cilat ai i fitoi pa balotazh.
Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari ka falënderuar qytetarët e Drenasit për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në një garë që e ka cilësuar si demokratike dhe dinjitoze.
Postimi i plotë:
DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.
Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.
Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.
Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.
Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve