Kryeministri Kurti e viziton Greqinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, Kurti do të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, ku temë diskutimi do të jetë “Antiteza, transformime, arritje në një botë në ndryshim”, ku pritet të marrin pjesë liderë shtetesh, ministra kabineti, drejtues të organizatave ndërkombëtare, drejtues nga biznesi, financat, profesionistë nga akademia dhe mediet.

Zyra e Kryeministrit njofton se të ftuar në panel janë edhe Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Paneli do të drejtohet nga Joan Hoey, drejtor për Evropë, The Economist Intelligence Unit, redaktor, The Democracy Index.

Kurti do të marrë pjesë në panelin me temë ““Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika