Haliti për protestën në Tiranë: Albin Kurti duhet të marrë pjesë si qytetar ose si veteran pasi ka statusin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, u shpreh se nuk e mbështetë komunikimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me protestën e ditës së nesërme të OVL e UÇK-së në Tiranë.

Haliti, në Debat Plus në RTV Dukagjini, u shpreh se Albin Kurti do të duhet t’i bashkohet protestës së nesërme si qytetar ose si veteran pasi e gëzon këtë status, njofton Dukagjini.

“I lexova qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje apo Albin Kurtit dhe të Edi Ramës dhe i kam dëgju disa nga debatet, mendoj se është e tepërt që të debatohet në atë formë, por të dy e kanë zgjedhur mënyrën e tillë për t’ju kundërvu njëri-tjetrin. Edi Rama u deklarua se nuk do të marrë fjalën por se do të marrë pjesë. Mendoj që edhe Albin Kurti do të duhej të merrte pjesë si qytetar ose si veteran pasi e ka statusin – apo edhe si kryeministër që t’i mbështesë njerëzit tanë që po gjykohën atje. Gjuha e rëndë që kanë përdorë të dy nuk më ka pëlqyer”, u shpreh Haliti.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika