UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head of Global Partnership Development në Arizona State University (ASU) – universiteti Nr.1 për inovacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit me drejtuesit e Universum College, u diskutua për zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, inovacionin në arsim, dhe mundësitë që partneriteti UNI–ASU sjell për studentët në Kosovë.
Pas takimit, z. Johnson vizitoi kampuset moderne dhe laboratorët e Universum College, ku u njoh nga afër me infrastrukturën bashkëkohore dhe programet akademike të orientuara drejt tregut global të punës.
Me mbi 20 vite përvojë në arsimin ndërkombëtar, z. Johnson është një lider vizionar dhe strateg global, i njohur për ndërtimin e partneriteteve që transformojnë arsimin në mbarë botën.
Ky bashkëpunim i vazhdueshëm mes Universum College dhe Arizona State University shënon një tjetër hap përpara në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e arsimit në Kosovë, duke i ofruar studentëve qasje në programe, përvoja dhe mundësi globale.



—