Belgjika përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare

Kosova ka marrë mbështetjen nga shteti belg për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë takimit me Zëvendës Kryeministren e Ministren e Administratës Publike, Petra De Sutter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë vizitës zyrtare në Belgjikë, Kosova ka marrë mbështetjen nga shteti belg për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Kështu ka bërë të ditur ministri i këtij dikasteri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se është takuar me Zëvendëskryeministren e Ministren e Administratës Publike, Petra De Sutter.

“Me këtë rast Prof.Dr. Petra De Sutter shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë takimit me Zëvendëskryeministren e Ministren e Administratës Publike, Petra De Sutter

Sipas ministrit, gjatë këtij takimi është diskutuar për projekte konkrete në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike.

Po ashtu, ai ka potencuar se “në këtë takim miqësor u dakorduam për nevojën e zgjerimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

Ministri Sveçla, ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Ai e ka njoftuar zv.kryeministren për të arriturat e qeverisë në sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika