Raporti i Microsoft: Inteligjenca Artificiale po dëmton mendimin kritik

Një studim i ri, i bashkautorizuar nga Microsoft, ka zbuluar se personat me besim të lartë në aftësitë e inteligjencës artificiale gjenerative (GenAI) kanë tendencë të shfaqin aftësi më të ulëta të të menduarit kritik.

Studimi, i cili përfshiu 319 përdorues të mjeteve të inteligjencës artificiale, arriti në përfundimin se ata që i besojnë shumë këtyre teknologjive përjetojnë një rënie në aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë kritike.

Në të kundërt, individët me vetëbesim të lartë në aftësitë e tyre analitike demonstrojnë një qasje më të thelluar kritike.

Duke analizuar 936 raste konkrete të përdorimit të mjeteve të GenAI, studiuesit zbuluan se punonjësit angazhohen në të menduar kritik kryesisht për të siguruar cilësinë e punës së tyre. Kjo përfshin verifikimin e rezultateve të gjeneruara nga AI me burime të jashtme për të shmangur gabimet.

Sipas raportit, inteligjenca artificiale po ndikon në mënyrën se si profesionistët përballen me detyrat e biznesit, duke ndikuar veçanërisht në këto tre fusha kryesore:

Mbledhja dhe verifikimi i informacionit – Përdoruesit mbështeten më shumë te AI për të marrë informacion, shpesh pa e verifikuar atë në mënyrë të pavarur.

Zgjidhja e problemeve dhe adaptimi i përgjigjeve të AI – Në vend që të gjejnë zgjidhje vetë, ata fokusohet në përshtatjen e rezultateve të AI për të përmbushur nevojat e tyre specifike.

Ekzekutimi dhe mbikëqyrja e detyrave – Punonjësit nuk i kryejnë detyrat drejtpërdrejt, por mbikëqyrin dhe vlerësojnë rezultatet e AI për të siguruar cilësinë e tyre.

Raporti thekson gjithashtu se punonjësit shmangin shpesh të menduarin kritik kur u mungojnë aftësitë për të analizuar, përmirësuar dhe drejtuar përgjigjet e AI.

Ky fenomen mund të ketë ndikime të rëndësishme në mënyrën se si kompanitë dhe individët i qasen zgjidhjes së problemeve në të ardhmen.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika