Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Sipas njoftimit të KQZ-së në mbledhjen që pritet të nis nga ora 18:00 do të bëhen të ditura këto rezultate, njofton Dukagjini.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 25 tetor 2025, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.
Kujtojmë se me 9 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku sot KQZ-ja bëri certifikimin e Listës Votuese për raundin e dytë të votimit për këto zgjedhje.
Balotazhi do të mbahet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Teksa numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1 milion e 346 mijë e 397 votues.
KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë