Real Madrid triumfon në Bernabeu, mposht Barcelonën

Real Madrid ka arritur një fitore bindëse ndaj Barcelonës me rezultatin 2:1 në “Santiago Bernabeu”.

Mbappe shënoi golin vendimtar për epërsinë, ndërsa Bellingham riktheu avantazhin për madrilenët pas barazimit të Fermin për katalanasit.

Ndeshja gjatë çdo sekondi ishte me emocione të forta, raste të shumta dhe tension edhe në bankinë pas fundit të takimit.


Pas fitores dramatike të Real Madridit me rezultatin 2:1 ndaj Barcelonës, atmosfera në bankinë nuk ishte pa tension.

Lojtarët e Barcelonës, veçanërisht Lamine Yamal, u dukën të irrituar dhe u përplasën me disa nga lojtarët madrilenë në momentet pas fundit të ndeshjes.

Situata shkaktoi disa debate të nxehta dhe përplasje të shpejta, ndërsa stafi teknik u përpoq ta qetësojë situatën.


17:50 – Bellingham shënon, goli anulohet për pozicion jashtë loje

Spektakli në “El Clasico” vazhdon me dramat e tij!

Jude Bellingham ka gjetur rrjetën pas një aksioni të jashtëzakonshëm të Real Madridit, por goli është anuluar nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Rezultati mbetet 2:1 për Real Madridin ndaj Barcelonës, ndërsa ndeshja po zhvillohet me ritëm të lartë dhe tension maksimal.


Mbappe nuk shënon nga penalltia, mbetet 2:1

Befasi në “Santiago Bernabeu”

Kylian Mbappe ka humbur penalltinë kundër Barcelonës në minutën e 52-të, duke i mohuar Real Madridit rastin për të thelluar epërsinë.

Ylli francez goditi fort, por topi kaloi mbi traversë.


16:45 GOOOL nga Bellingham, rikthen epërsinë ndaj Barcelonës

Jude Bellingham ka rikthyer epërsinë për Real Madridin me një goditje të saktë brenda zonës, duke e çuar rezultatin në 2:1 ndaj Barcelonës.

Stadiumi “Santiago Bernabéu” shpërtheu në festë pas golit të mesfushorit anglez, që po vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme në “El Clasico”.


16:56 Fermin barazon rezultatin për Barcelonën

Spektakli në “El Clasico” vazhdon! Pas golit të Mbappes, Fermin Lopez ka barazuar rezultatin për Barcelonën, duke rikthyer emocionet dhe tensionin në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori i ri katalanas përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Realit dhe goditi saktë me të djathtën, duke mposhtur portierin Thibaut Courtois dhe duke e çuar rezultatin në 1:1.


Mbappe shënon dhe kalon Realin në epërsi ndaj Barcelonës

Pas anulimit të golit të parë për pozitë jashtë loje, Kylian Mbappe ka gjetur rrjetën sërish – dhe këtë herë goli vlen plotësisht!

Ylli francez shënoi për Real Madridin me një goditje të saktë brenda zonës, duke e mposhtur portierin Szczesny dhe duke çuar “Santiago Bernabeun” në festë të madhe.

Rezultati 1:0 në favor të madrilenëve.

Pas golit, tifozët e Realit shpërthyen në brohoritje.

“El Clasico” po vazhdon me ritëm të lartë dhe tension në çdo aksion.


16:32 Anulohet goli i Mbappes për pozitë jashtë loje

Gëzimi i Real Madridit zgjati vetëm pak sekonda në “Santiago Bernabéu”. Goli i fuqishëm i Kylian Mbappe, pas një pasimi të bukur nga Arda Güler, është anuluar nga VAR-i për pozicion të parregullt.

Mbappe u gjend përpara mbrojtësve të Barcelonës në momentin e pasimit, dhe pas verifikimit të gjatë nga sistemi VAR, gjyqtari kryesor vendosi të mos e njohë golin.

Tifozët madrilenë shpërthyen fillimisht në festë, por stadiumi ra në heshtje pasi tabela sinjalizoi “Offside”.

Rezultati mbetet 0:0, ndërsa ndeshja po zhvillohet me ritëm të lartë dhe tension tipik të “El Clasicos”.


Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sot në “Santiago Bernabéu” në xhiron e 10-të të La Ligas, në një nga ndeshjet më të pritura të sezonit – “El Clasicon” e zjarrtë të futbollit spanjoll.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, me disa rikthime të rëndësishme në të dyja kampet.

Te Real Madridi, rikthehet në qendër të mbrojtjes talenti Dean Huijsen, ndërsa Eduardo Camavinga do të marrë rolin e zakonshëm në qendër të mesfushës.

Në krahun ofensiv, Arda Güler është përfshirë nga minuta e parë, përkrah Bellingham, Mbappé dhe Vinicius Jr.

Ndërkaq, Barcelona rikthen në mesfushë yllin Frenkie De Jong, i cili kthehet pas një pauze për shkak dëmtimi. Në repartin ofensiv, Ferran Torres do të jetë në qendër të sulmit, ndërsa Marcus Rashford dhe Lamine Yamal do të veprojnë në krahë.

Formacionet zyrtare

Real Madrid:
Courtois; Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Camavinga; Güler, Bellingham; Mbappé, Vinicius Jr.

Barcelona:
Szczesny; Kounde, Eric Garcia, Cubarsi, Balde; De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Fermin; Rashford, Ferran Torres.

Të fundit nga rubrika