Fushata e balotazhit, partitë nuk mund të shpenzojnë më shumë se 2.6 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur kufirin e shpenzimeve të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Kufiri i sipërm i shpenzimeve për fushatë është 2 milionë e 633 mijë e 300 euro, që i bie 2 euro për çdo votues të regjistruar.

Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.

Sipas KQZ-së, në listën e votuesve brenda vendit janë të regjistruar 1,316,672 votues.

Subjektet politike nuk mund të tejkalojnë këtë vlerë në komunat ku garojnë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika