Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur rritjen e pagës minimale për punëtorët, duke hyrë në fuqi me dy faza gjatë vitit 2026.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se nga janari i vitit të ardhshëm, paga minimale do të rritet në 425 euro.

Ndërkohë, nga korriku i vitit 2026, paga minimale do të arrijë në 500 euro.

“Pas miratimit të 350 euro të pagës minimale në vitin e kaluar, për sivjet janë pjekur kushtet që të rishikohet. Kësisoj, pas analizave që kemi bërë sa i përket impaktit që mund të ketë dhe pas diskutimeve që kemi pasur me përfaqësues të sindikatave dhe përfaqësues të bizneseve, propozimi ynë është që paga minimal për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro… Duke filluar nga paga 1 janar 2026, propozimi i MFPT-së është që paga minimale të jetë 425 euro në muaj për orar të plotë. Ndërkaq, duke filluar nga data 1 korrik – faza e dytë e pagës minimale – është niveli prej 500 euro pagë minimale në muaj”, ka thënë Murati.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika