Osmani kërkon reagim ndërkombëtar: Sulmet e Serbisë rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit të fundit në vijën kufitare, ku një qytetar serb i Kosovës është plagosur dhe më pas rrëmbyer nga forcat serbe.

Në një postim në Facebook, Osmani ka akuzuar Serbinë se, ndërsa çdo ditë përhap propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, në realitet po i sulmon vetë qytetarët serbë që guxojnë të kundërshtojnë regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë thirrje për reagim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare, duke theksuar se këto akte përbëjnë rrezik serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq, skena politike në Kosovë duhet të veprojë e të flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, ka përfunduar Presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika