Policia distancohet nga email-et false që po dërgohen në emër të institucionit

Policia e Kosovës nëpërmjet një kumtese zyrtare ka njoftuar se është duke u bërë një qarkullim dhe shpërndarje nëpër email-e të ndryshme të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme).

Sipas kumtese, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre email-eve duke shtuar se kushdo që i pranon ato të adresohen në adresën elektronike të Policisë për trajtim të mëtutjeshëm, njofton Dukagjini.

“Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se: Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika