Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me kandidatin e partisë së tij për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, si dhe me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
Në mbishkrimin e fotos, Bahtiri shkroi: “Faleminderit MITROVICË!”, pa specifikuar më shumë për çfarë e drejtonte falënderimin.
Në fotografinë e publikuar, Bahtiri dhe Kurti shihen duke treguar me gishta drejt Faton Pecit, duke simbolizuar mbështetjen e tyre për kandidatin e VV-së.
Sipas rezultateve të përpunuara deri në ora 20:14, Peci kryeson në balotazhin për kryetar të Mitrovicës së Jugut me 52,98% të votave (12,508 vota) nga 20,047 vota të përpunuara nga 67 vendvotime nga gjithsej 105.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 47,02% të votave (11,102 vota).