Turistë të pasur paguanin për të vrarë civilë në Sarajevë, Italia nis hetimet

Civilët rrezikuan jetën e tyre për të kaluar bulevardin kryesor të Sarajevës gjatë luftës në Bosnjë.

Prokuroria në Milano ka hapur një hetim mbi pretendimet se shtetas italianë udhëtuan në Bosnje-Hercegovinë në vitet ’90 për të marrë pjesë në “sniper safaris”, ku paguan për të qëlluar civilë në Sarajevë, e rrethuar nga forcat serbe.

Kallëzimin e ka dorëzuar gazetari dhe romancieri Ezio Gavazzeni, i cili flet për një “gjueti njerëzish” nga persona të pasur me pasion për armët, që paguanin për të vrarë civilë të pambrojtur.

Sipas disa raporteve, tarifat ndryshonin për të vrarë meshkuj, gra ose fëmijë.

Gjatë katër viteve të rrethimit të Sarajevës humbën jetën mbi 11,000 persona.

Pretendimet për “gjuetinë e njerëzve” nga të huajt janë bërë disa herë më parë, por dëshmitë që ka mbledhur Gavazzeni, përfshirë atë të një oficeri të inteligjencës ushtarake boshnjake, po shqyrtohen tani nga prokurori italian i kundërterrorizmit Alessandro Gobbis. Akuza është vrasje.

Sipas dëshmitarit boshnjak, kolegët e tij zbuluan për “safarët” në fund të vitit 1993 dhe informuan Sismi, shërbimin italian të inteligjencës ushtarake, në fillim të vitit 1994. Përpjekjet për të ndaluar këto udhëtime rezultuan me ndalimin e tyre brenda dy-tri muajve.

Gavazzeni i riktheu hetimet pas shfaqjes së dokumentarit “Sarajevo Safari” (2022), i cili pretendon se në këto vrasje kanë marrë pjesë persona nga Italia, SHBA dhe Rusia. Ai dorëzoi në prokurori një dosje 17-faqëshe, duke përfshirë edhe një raport të ish-kryetares së Sarajevës, Benjamina Karic.

Snajperët do të qëllonin mbi civilët nga zonat e kontrolluara nga serbët e Bosnjës me pamje nga Sarajeva.

Ai pretendon se të paktën 100 persona morën pjesë në këtë praktikë, me Italianët që paguanin deri në 100,000 euro (88,000 paund) sipas vlerës së sotme, raporton BBC, transmeton Dukagjini.

Megjithatë, anëtarë të forcave britanike që shërbyen në Sarajevë në vitet ’90 i kanë thënë BBC-së se nuk dëgjuan ndonjëherë për “turizëm snajperi”.

Ata e kanë cilësuar këtë si një “mit urban”, duke theksuar se për të futur persona të huaj për të qëlluar civilë do të ishte logjistikisht shumë e vështirë për shkak të shumësisë së pikave kontrolluese.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika