Sot nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të shtunën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis numërimi i fletëvotimeve të diasporës për balotazhin e 9 nëntorit.

Numërimi pritet të fillojë nga ora 10:00, njofton Dukagjini.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në pasditen e së premtes më shumë 12 mijë pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Nga pakot me fletëvotime që janë sjellur në Kosovë janë aprovuar më shumë se 8,930 nga gjithsej 12 mijë ndërkaq janë refuzuar rreth 3,080.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 3,000 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika