Shpërthimi në stacionin policor në Kashmir lë të vdekur 9 persona dhe 32 të lënduar

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të një sasie eksplozivi të konfiskuar brenda një stacioni policie në Kashmirin nën kontrollin indian, njoftoi policia.

Shpërthimi ndodhi në zonën Nowgam të qytetit kryesor, Srinagar, të premten vonë, ndërsa një ekip ekspertësh dhe policë po shqyrtonin materialin shpërthyes. Drejtori i përgjithshëm i policisë së rajonit, Nalin Prabhat, tha se nuk ka dyshim për akt të qëllimshëm, duke e cilësuar si një aksident, shkruan BBC, trasmeton Dukagjini.

Shumica e viktimave ishin punonjës policie dhe ekspertë, ndërsa disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Shpërthimi shkatërroi pjesë të stacionit dhe disa automjete, ndërsa shpërthime të vogla të mëtejshme penguan operacionet e shpëtimit.

Ngjarja ndodhi disa ditë pas shpërthimit vdekjeprurës me makinë në Nju Delhi, ku u vranë të paktën tetë persona pranë Fortit të Kuq, dhe pas arrestimit të një qelize të dyshuar militantësh në Kashmir. Materiali shpërthyes ishte dërguar nga qyteti i Faridabadit si pjesë e hetimeve, dhe shpërthimi ndodhi teksa ekspertët po merrnin mostra për analiza forenzike.

Policia bëri të ditur se çdo spekulim tjetër mbi shkakun e shpërthimit është i panevojshëm dhe ngjarja konsiderohet një aksident tragjik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika