Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat financiare.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një arritje historike, duke theksuar se hapja e të gjithë kapitujve brenda 12 muajve ishte një sfidë e madhe që tani është bërë realitet.

Ai ka shtuar se Shqipëria do të vazhdojë punën me intensitet për të avancuar procesin e integrimit.

Komisionerja për zgjerim, Marta Kos, vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e shteteve anëtare, duke theksuar se ky sukses është rezultat i reformave të autoriteteve shqiptare.

Procesi negociues i Shqipërisë nisi më 19 korrik 2022 dhe pritet të përmbyllet në fazën teknike deri në vitin 2027, duke hapur rrugën për miratimin politik të anëtarësimit nga parlamentet e 27 shteteve të BE-së.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika