Aktiviteti policor në rajonin e Prishtinës: 175 urdhëresa gjyqësore dhe mbi 4,500 gjoba për kundërvajtje në trafik

Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës kanë vijuar aktivitetet intensive të zbatimit të ligjit gjatë javës së kaluar, duke realizuar një sërë aksionesh dhe kontrollesh në lokacione të ndryshme.

Gjatë kësaj periudhe, janë zbatuar 175 urdhëresa gjyqësore, prej të cilave 82 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të tjera.

Gjithashtu, gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 4,592 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme, përfshirë ato të kodit rrugor. Prej këtyre, 407 gjoba janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 175 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 82 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4592 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 407 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika