Gjenerali Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, ka deklaruar në Gjykatën Speciale se gjatë korrikut të vitit 1999 në Mitrovicë nuk ka pasur ndonjë organizim të trazirave nga UÇK-ja, por ka pasur presion që shqiptarët të largoheshin nga pjesa veriore e lumit Ibër.
Gjenerali tregoi gjithashtu se kishte raportuar situatën tek sekretari i NATO-s dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Francës, për shkak të dislokimit të trupave franceze të KFOR-it në zonë.
Ai theksoi se trupat ishin udhëzuar të mbrojnë serbët dhe të mbështesin pozicionin e tyre, gjë që kishte krijuar vështirësi operative.
“Jam takuar me ministrin (e Mbrojtjes të Francës, Alain) Richard që më tha jo u kemi dhënë urdhër trupave franceze që të mbrojnë serbët në atë zonë dhe të mbështesin ata. Kemi pasur vështirësi për këtë. Por kështu funksionojnë trupat e NATO-s.
Më vonë kam çuar përforcime atje në mënyrë që shqiptarët të mund të jetojnë atje